Qytetet dhe fshatrat ku u konfirmuan rastet e reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 57 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 678 mostrave.

Rastet që u konfirmuan sot janë nga Prishtina, Gjilani, Peja, Lipjani, Deçani, Klina, Podujeva, Drenasi, Fushë Kosova, Mitrovica, Prizreni, Skenderaj, Vitia, Vushtrria, Ferizaj, Kamenica dhe Kaçniku.