Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanit dje gjatë ditës në Ferizaj janë përballur me pyetjen e një qytetares që kishte dalë në tubimin që po mbahej.
Se kur do të ndalen migrimet e të rinjve, ishte edhe pyetja e një qytetare, e cila vet ka tre djemtë në perëndim.
Ajo po ashtu i tha Kurtit se nuk do të ketë mundësinë që të jetë gjatë në pushtet, nëse nuk do të ketë prioritet interesin e qytetarëve.
“A donë me punu ti, a donë me lon sikur këta. ‘Jo sikur këta ua lëjmë këtyre, kurrë sikur këta, hiç….Nëse punon për popull, për shtet ki me pas përkrahje gjithë jetën, nëse punoni veç për gjepat e juaj, ne ju hjekim sikur ata. Këta e kanë qu gjatë 21 vjet shumë janë bërë milionera. Por na nuk ju lojmë kaq gjatë…”
Osmani: Jo hiç mos na le as një ditë”, ka thënë ajo.







