Qytetarja i drejtohet Mytaher Haskukës: Nuk kemi ujë të pijshëm qe 1 javë

Një qytetare e Prizrenit i është ankuar kryetarit të komunës Mytaher Haskuka se nuk kanë ujë të pijshëm tash e një javë.

Ajo ka shkruar në Facebook se i ka shkruar kryetarit të Prizrenit si dhe ka telefonuar ujësjellësin por pa rezultat.

“Letër për Kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka. Kryetar, shumë afër Prizrenit në fshatin Tupec nuk ka ujë të pijshëm qe 1 javë. Ju kam shkruar edhe juve, kam telefonuar, kam bërë ankesë në ujësjellësin e Prizrenit por si zakonisht hasim në vesh të shurdhër sikur çdo vit që përballemi me këtë problem. Asnjëherë nuk është punuar në këtë drejtim edhe pse uji është element kryesor për jetesë, ne qe sa ditë nuk kemi asnjë pikë ujë”, ka shkruar ajo.

Tutje qytetarja i ka thënë Haskukës që të mos shkojë për të kërkuar vota.

“Kryetar mos eja me lyp vota kur janë zgjedhjet sepse vetëm për zgjedhje kujtoheni për ne”, ka shkruar ajo.