Qytetarja bie në një pusetë të hapur në Prishtinë, rastin e raporton në polici

Një qytetare ka raportuar në Policinë e Kosovës, se është rrëzuar në një pusetë të hapur në kryeqytet.

Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për të marrë tretman mjekësor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, më 11 nëntor, rreth orës 13:50.