Qytetari shpërthen në lot kur sheh gjendjen në kullat e Jasharëve

Profesionistë nga Ministria e Kulturës kanë nisur ta vlerësojnë gjendjen e kullave për të ndërhyrë në sanimin e tyre.

Topat dhe predhat serbe goditën çdo cep të tyre.

Kullat ku Familja Jashari jetoi për vite e aty ranë anëtarë të saj, u rezituan bombardimeve por pësuan dëmtime të mëdha ndër vite.

Se ato mund të rrezikojnë të shemben shumë shpejt, shihen në të gjitha anët e tyre.

Xhevat Imeri, i cili tash e 21 vite është ciceron tek ky kompleks, thotë se dëshira e gjithë atyre që vijnë, është të hynë brenda por se kjo është e pamundur.

Pavarësisht kësaj, kullat që i japin domethënien e madhe vetë Prekazit Historik, vazhdimisht kanë vizitorë.

Por, kjo pamje që këta të fundit po shohin, i mërzit shumë ata.

Sidoqoftë, tani atyre u kanë mbetur pak shpresa tek Qeveria e re, e cila tashmë ka themeluar Komitetin Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për këtë kompleks.

E i njëjti, madje udhëhiqet nga vetë kryeministri Albin Kurti.

Me shumë emocion historinë e familjes Jashari e dëgjoi edhe kjo vizitore nga Suedia.

E njëjta ka ca fjalë për këtë familje.

Pak kohë për të vizituar këtë kompleks, ndau edhe mërgimtari Afrim Spahiu.

Profesionistë nga Ministria e Kulturës kanë nisur ta vlerësojnë gjendjen e kullave, dhe Qeveria tanimë ka shprehur gatishmërinë e plotë për të ndërhyrë në sanimin e këtyre strukturave.

Për renovimin e Kullave të Jasharëve, në vitin 2018 ishin ndarë 6 milionë euro.