Qytetari rrah policin në Gjakovë

Një person ka sulmuar një zyrtar policor pasi ishte duke i rezistuar arrestimit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:20, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka sulmuar një zyrtar policor deri sa i njëjti ishte duke rezistuar arrestimit. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.