Qytetari për protestën te Unaza: Po ndodh si në Kosovë kur bënin luftë kundër regjimit të Millosheviqit

Një prej banorëve të Unazës së Re në Tiranë thotë se situata atje është njësoj si në luftën e Kosovës, kur luftonte kundër regjimit të Millosheviqit.

“Po të shikoni sot këtu, e gjithë skena duket si në Kosovë në 1999 kur bënin luftë kundër regjimit të Millosheviqit. Kosova ishte e pushtuar dhe po bënte luftë për t`u çliruar. Sot Shqipëria është 100 vjet shtet dhe është e pushtuar nga krimi i organizuar. Ka lekë për t`i shpronësuar banorët, nuk ka. E bën thjesht për të treguar forcën. Nuk kanë faj djemtë dhe vajzat e policisë së shtetit”, tha banori për Ora News.

Ai tha se nga mediet është informuar për 9 persona të plagosur.

“Nga mediat ti që janë 9 persona të plagosur në spitalin e Traumës. Nuk e di nëse ka edhe nga forcat e policisë, por i uroj shërim të shpejtë të gjithëve. E gjithë kjo situatë ka vetëm një emër. Edi Rama. Do i vijë dita edhe Edi Ramës, kur të shkojë tek 7 penxheret”, u shpreh banori.

loading…