Prishtinë

Qytetari për liberalizimin e vizave: “Është dashtë me u ba ma herët”

1 janari i 2024-tës, nuk erdhi i zakonshëm për kosovarët. Andrra e shumë pritur për të udhëtuar lirshëm në Evropë, më në fund erdhi.

Ata që po e realizojnë atë, mëngjesin e parë të 2024, mbushën radhën goxha në numër.

Ani pse ishte festa e ndrrimit të motmoteve të dielën, kjo nuk i pengoi aspak të marrin rrugën e Aeroportit të Prishtinës, të hënën ende pa zbardhë mëngjesi, raporton Klankosova.tv

Vizitat tek të dashurit e ato për qejf, janë disa nga arsyet që po ja bëjnë sefte kosovarët liberalizimit.

Për këtë, dikush ka mendim se rruga lirshëm në zonën schengen, është dashtë të ndodhë moti kohë.

“Mirë që është ba, është dashtë me u ba ma herët, me shku rinia me pa atje….”, tha një qytetar.

Pa viza kosovarëve konak do t’u bëjë shteti i Austrisë.

Udhëtimi i parë pa viza drejt Evropës, është realizuar në ora 8:00 të mëngjesit të së hënës

BONUS VIDEO: NJSI e Policisë Kufitare patrullon me barka lundruese në Ujman