Qytetari nga Prizreni i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

Me datë 18.12.2022 rreth orës 20:40 një qytetar,  menaxher i autolarjes vetëshërbyese  në Prizren, ka gjetur një kuletë me dokumente dhe 850 euro para të gatshme.

Ky qytetar kuletën e ka dorëzuar në polici.

Policia njofton se është identifikuar qytetari “që i ka humbur paratë dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer paratë”.

Policia falënderon qytetarin në fjalë për dorëzimin e kuletës.