Qytetari i shkruan kryeministrit Kurti: Po na lini pa punë, si t’i paguajmë kreditë tash?

Mesazh që një i ri i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti në profilin e tij zyrtar në Twitter duke shprehur të njëjtën brengë si shumë qytetarë të tjerë të vendit. J.Z. ka pyetur kryeministrin pas vendimit të marrë për ndaljen e punës së institucioneve publike e kompanive private, se si do t’ia bëjnë njerëzit të cilët kanë kredi në bankat e vendit e që do të mbesin pa punë gjatë këtij muaji.

“Z.Kryeministër, a keni menduar për qytetarit, ku mbi 80 për qind e popullatës kanë kredi në bankat e ndryshme në një gjendje jo të mirë financiare. Si të ballafaqehmi në këtë muaj me këstet e kredive kur nuk kemi të hyra në familjet tona?” – shkruan ai.

Shqetësimi se shumë qytetarë do të mbeten pa punë nga këto masa parandaluese është shprehur edhe nga shumë lexues të tjerë të Periskopit. Se pasojat mund të jenë të rënda për ekonominë, ka paralajmëruar edhe z.Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës.