Qytetari i revoltuar: Dola për të vdekur, do t’iu thyejmë këmbë e duar

Qytetari Ismajl Zhegolli, i lodhur dhe i zhgënjyer nga nisja e seancës për votimin e Qeverisë Hoti, po thotë se nuk do të kthehet në shtëpi duke e ditur se në parlament e ka Isa Mustafën, në të kundërtën thotë se do të vdes para Kuvendit.

Derisa kundërshtonte formimin e ekzekutivit në krye me Avdullah Hotin, ky protestues thotë se do t’i nxjerrin të gjithë nga Kuvendi, duke i thyer këmbë e duar, ose do të vdesim të gjithë këtu.

“Jam dal prej shtëpie për të vdekur, nuk kam dalë për t’u kthyer. Për të vdekur për popull, ma mirë me fytyrë se sa i shitur. Kur jam ndal e kom menduar e kam në Parlament Isa Mustafën, i cili ka qenë në komision në kohën e Serbisë, kujt ia ka bë Isa me gisht, ai ka shkuar në Leskovc, e sot ai me më udhëheq mu… Kqyre popullin pasha zoten ja kemi me i nxjerr ka një këmbë e nga një dorë me ia thye ia kemi me vdek krejt”, deklaroi ai.

Ndërkohë forcat policore po qëndrojnë para Kuvendit, duke tentuar të kontrollojnë turmën e mbledhur përpara hyrjes.