Qytetarët zihen për një thes miell në Pejë – Intervenon policia

Paniku ka kapur qytetarët pas shfaqjes së virusit Covid-19 edhe në Kosovë, dëshmojnë pamjet e vazhdueshme që po shfaqen nëpër medie. Përkundër thirrjeve nga institucionet për të mos krijuar panik dhe të deklaratave të zyrtarëve se miell ka mjaftueshëm, radhë të gjata shihen gjithandej ku ka mullinj nëpër Kosovë.

Se situata është në pranë të eskalimit dëshmon edhe kjo video, e realizuar në Pejë, ku qytetarë të shumtë ja kanë mësyer një mulliri për tu furnizuar me miell.

Situatë e tensionuar shihet, teksa nuk ka munguar as reagimi i policisë, për të mbajtur nën kontroll situatën.