Qytetaret

Qytetarët tregojnë momentin kur u përshëndetën me Kadri Veselin në Mitrovicë

Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli ndodhet në Kosovë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të babait të tij.

Veseli është parë sot gjatë ditës duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij.

Qytetarët kanë treguar për momentin kur e takuan Veselin gjatë vizitës së tij në spitalin e Mitrovicës.

“Unë kam qenë te prindi, e kam prindin pa qef, dhe e pashë kur erdhi Kadri Veseli me 7-8 truproja të Eulexit, e pashë dhe tentova me i folë, na përshëndeti, pata respekt për të”, tha një qytetar që kishte rastisur në oborrin e spitalit ato momente.

Një tjetër qytetare ka treguar se e ka parë Veselin duke folur e buzëqeshur dhe i kanë uruar mirëseardhje.

“Sot rastësisht unë dola në korridor dhe i pashë dy policë civil, njëri i kishte prangat prapa dhe ia kërkoi letërnjoftimin familjarëve të Kadri Veselit. Kur dola, po e shoh Kadri Veselin, duke buzëqeshur duke folur, truprojat kanë qenë në krejt repartin e spitalit. Kur ka ardhe i kemi thënë “Mirësekeardhur”, por nuk e kanë leju gjatë me kontaktu”, ka treguar ajo për Klan Kosova.