Erden Atiq

Qytetarët serbë dorëzojnë kërkesë për largimin e Erden Atiqit

Disa qytetarë serbë nga Mitrovica e Veriut, e kanë dorëzuar kërkesën për inicimin e shkarkimit të kryetarit, Erden Atiq.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin.

Ai tha se ka mundësi që kjo kërkesë edhe të refuzohet.

“Po, në cilësinë e kryesuesit e kam pranuar kërkesën. Sipas afatit ligjor, i kam pesë ditë afatit që ta shqyrtojë këtë kërkesë”, tha ai.

“Por, ka mundësi që kjo të refuzohet pasi as kjo kërkesë nuk është plotësuar si duhet”, theksoi Ugljanin për Klankosova.tv

“Kjo sepse në arsyetim ata kanë shkruar se “Komuna është jofunksionale dhe se nuk po i ofron shërbimet e duhura për qytetarët. Kjo nuk qëndron. Ata nuk kanë pranuar ta heqin këtë arsyetim”, tha ai.