Qytetarët nuk binden dhe dynden plazheve, avokati vesh kostum të frikshëm dhe “tmerron” plazhistët

Qytetarët në Florida kanë “thyer” karantinën dhe kanë populluar plazhet gjatë fundjavës. Por atje, janë ndeshur me kundërshtimin e avokati Daniel Uhlfelder, i cili ka veshur një kostum të frikshëm dhe ka “trembur” plazhistët. Danial, e ka protestuar me forcë rihapjen e plazheve, sepse sipas tij kjo gjë është e parakohshme.

“Ne nuk jemi në pikën tani ku kemi testime të mjaftueshme, të dhëna të mjaftueshme, përgatitje të mjaftueshme për atë që do të vijë në shtetin tonë por edhe në të gjithë botën nga kjo pandemi”, tha avokati për CNN.

Më tej ai shtoi:

“Unë e di se sa të bukura dhe tërheqëse janë plazhet tona. Por nëse nuk marrim masa për të kontrolluar gjërat, ky virus do të dalë me të vërtetë jashtë kontrollit”.

Sakaq, Florida është ende një vatër aktive në SHBA, ku deri më tani ka regjistruar 35,463 të infektuar si edhe 1.364 të vdekur. Ndaj dhe hapja e plazheve shikohet nga avokati si një kërcënim serioz për popullatën.