Qytetarët nga nesër mund të paraqesin testin teorik dhe praktik për patentë shofer

Që nga nesër, qytetarët në Kosovë kanë mundësi që ta paraqesin testin teorik dhe atë praktik për pajisje me patentë shofer.

Sipas njoftimit të një autoshkolle, kandidatët mund ta paraqesin testin nga ana teorike dhe ajo praktike në Qendrën e Njësisë së Patentë Shoferëve në Prishtinë.

“Kandidatët që nga nesër (e Martë) me datë 12.01.2021 mund të paraqesin testin nga ana teorike dhe nga ana praktike në Qendrën e Njësisë së Patentë Shoferëve në Prishtinë“, thuhet në njoftim.