Bora që ka rënë ditëve të fundit, nuk i ka gëzuar të gjithë.

Qytetarët e Prishtinës që rrugët e kryeqytetit i kalojnë në këmbë, janë në hall me akullin, të cilin nuk e ka hequr askush, shkruan Ballkani.info.

Përpos rrugëve kryesore ku kalojnë veturat, rrugët e tjera të kryeqendrës kosovare janë me borë e ngrica, që paraqesin rrezik për qytetarët.

Një rrugë e papastruar dhe me akull, është edhe rruga ‘Antigona Fazliu’ në kryeqytet.

Kjo rrugë, që është e shtruar me kalldrëm, e që është tapëjetë, shkakton pa siguri dhe rrezik për qytetarët.

Nga ana tjetër, organet kompetente, siç është Komuna e Prishtinës, duket se po e shijon fundjavën, saktësisht, këtë ditë të diel!/Ballkani.info/