Qytetarët largohen nga Durrësi e Tirana, sizmologu: Nuk ka rrezik

Shumë banorë të Durrësit janë larguar nga qyteti gjatë mbrëmjes, pasi u përhap një lajm se do ketë cunami. Në fakt një fenomen i tillë është i pavërtetë, pasi cunami krijohet në oqëane dhe nga tërmete më të mëdhenj se 7.5 ballë.

Sizmologu Llambo Duni u shpreh për mediat se alarmi për cunam është  fals. Ai theksoi se tërmeti i së martës me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, nuk e ka fuqinë që të shkaktojë një dukuri të tillë si cunami.

Ndërkohë banorët e Durrësit janë parë të largohen drejt veriut ose jugut. Gjithashtu edhe banorë të Tiranës janë larguar drejt juglindjes apo në jug të vendit, nga frika se do ketë tërmete të tjera.