Gjakovë

Qytetarët e shtyjnë veturën e policisë (FOTO)

Një veturë e policisë në Gjakovë shihet të jetë ndalur në rrugë.

Në një Fotografi që ka shpërndarë në Facebook një qytetar, shihen disa persona që provojnë ta vënë veturën në lëvizje, duke e shtyrë atë.

Vetura është e Policisë, ndërsa për ta vënë në lëvizje janë angazhuar disa qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur sot gjatë ditës në Gjakovë.