Shumica e qytetarëve të Prishtinës, po iu përmbahen rekomandimeve nga IKSHP në lidhje me distancën si masë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Faqja e Komunës së Prishtinës në Facebook,ka postuar disa fotografi ku shihen qytetarë duke pritur në radhë tek barnatorja qëndrore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Kjo është rradha e qytetarëve te barnatorja qendrore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare që tregon vetëdijen e lartë qytetare për respektimin e rregullës së distancimit fizik” thuhet në njoftim.