Qytetarët e Podujevës kërkojnë çizme për ta kaluar këtë rrugë në qytet

Zgjedhjet lokale në Podujevë po afrohen, përderisa fushata zgjedhore ka filluar në mes akuzave të VV-së për LDK-në dhe fjalimit të Agim Veliun ku e quan VV-në partinë më “anti-rugoviane”.

Por, qytetarët e Llapit si duket kanë probleme më të mëdha sesa konceptet e partiake apo orientimet ideologjike. Këtë e dëshmojnë edhe ankesat e qytetarëve të Podujevës për gjendjen në Llap.

Një lexues i Ballkanit.info ka dërguar një fotografi në redaksi ku shihet rruga, “Zahir Pajaziti”, në Podujevë në gjendje të mjerueshme. Ky qytetar në formë ironike ka kërkuar t’i sigurohen disa çizme për ta kaluar rrugën.

Podujeva ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi Agim Veliu dha dorëheqje nga posti i kryetarit për të marrë detyrë në Qeverinë Kurti si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës. /Ballkani.info/