Qytetarë të shumtë presin parakalimin e personaliteteve që e mundësuan këtë ditë

Personalitetet e larta ndërkombëtare po pritet të ecin në sheshet e Prishtinës.

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë po zhvillohet ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga sheshi ‘Skenderbeu’ deri te busti i ish-sekretares, Madeleine Albright.
Qytetarë të shumtë kanë dal në sheshe dhe po presin parakalimin ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretares, Madeleine Albright, gjeneralit, Wesley Clark, etj,.

Pas kësaj ngjarje, të lartpërmendurit do të vazhdojnë deri te monumenti i ‘NewBorn’, ku do të zbulohet busti i Albright.