Qytetarë të shumtë po presin para Qendrës për Patent Shofer në Prishtinë.
Qytetarë të shumtë janë parë sot para Departamentit për Patent Shofer, në stasionin e autobusëve në Prishtinë.
Këta qytetarë që po presin për paraqitjen e provimit teorik për patentë shofer.
Ndërsa, gjatë pritjes nuk po respektohen masat mbrojtëse ndaj COVID-19.
Kujtojmë se për një kohë të gjatë ishte pezulluar paraqitja e provimit për patentë shofer.









