Kroaci

‘Qysh me jetu pa ty, çka bon babi e mami Anjezë.’ fjalët rrënqethse të motrës së 18 vjeçares që vdiq dje

Një aksident që ndodhi në Kroaci teksa autobusi po sillte mërgimtarët në Kosovë, theu zemrat e gjithë shqiptarëve, kjo sepse la të vdekur 10 persona e shumë të tjerë të lënduar.

Të gjendur në këtë autobus ishin shumë mërgimtar të cilët kishin nisur rrugën për në vendin e tyre.

Njëra nga viktimat ishte edhe Anjeza Bellanica, për të cilen para pak orësh me një dedikim shumë prekës shkroi motra e saj.

Motra e Anjezës shprehet shumë e pikëlluar duke e quajtur dritë të syve e duke mos besuar që Anjeza më nuk është.

Prekëse janë momentet që motra përmend që ka kaluar me Anjezën.

Pusho e qet engjull , shkruan në fund motra e Anjezës.

Postimi i plotë:

Anjez o shpirt motres o drita e syve t’mi edhe engjujt ta kan lakmin sa e bukur je. Spom besohet qe motra skam met pas ma.

A pate shum dhimt shpirti jem?

Anjez e qka tash me planet tona per t’ardhmen qysh du me jetu un pa ty? Ti e din qe un edhe ni dit t’vetme pa ty nuk e baj.

Kush m’pret mu nshpi ty kesh tash ma?

Athu a ka me than prap babi qe kur po vi n’shpi e pju shoh pom heket lodhja ? Po mami anjez? Ajo smun pa neve dyjav e din ti.

O shpirti jem Allah-u tkish dasht ma shum se na e t’morr ty me na prit neve.

Ti ki me kon gjeth me neve ti je shpirti jem

Pusho e qet engjull