Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Sami Kurteshi e Sami Hamiti sa nuk janë përleshur në përfundim të mbledhjes.
Kurteshi edhe pas largimit të pothuajse të gjithë anëtarëve nga mbledhja vazhdoi që të kundërshtojnë vazhdimin e mandatit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj. Me këtë rast ndërhyri Sami Hamiti i LDK-së, duke thënë se duhet që t’i drejtohen Gjykatës, edhe pse tha se shumë vendimet që VV-ja i ka marrë janë heshtur poshtë.








