Quni- Kurti

Quni “thumbon” Kurtin pas deklaratës për luftë: Le të merret me dialog e Inflacion, betejën historike për liri e pavarësi ne e kemi fituar

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë një intervistë për Gazetën Insajderi mbi zhvillimet e fundit lidhur me sigurinë e përgjithshme të Kosovës dhe zërat se mund të ketë rrezik për një konflikt të ri me Serbinë.

Duke qenë edhe anëtarë i Komisionit për Mbikëqyrje të sektorit të Sigurisë në vend, Quni thotë se deklarata e Kurtit se Kosova është në rrezik të lartë për fillimin e një konflikti të ri me Serbinë janë në shpërputhje të plotë me vlerësimet e komisionit.

“Si anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë, kemi qasje në vlerësimet profesionale të institucioneve dhe organizatave tona në lidhje me natyrën, formën dhe intensitetin e rreziqeve kundrejt Kosovës, andaj bazuar në vlerësimet që i posedojmë, deklarimet e kryeministrit Kurti janë në shpërputhjetë plotë”, thotë Quni.

E sa i përket kryeministrit Albin Kurti dhe deklaratat e tija për luftën, Quni thotë se Kurti ka për detyrë të merret me punët e shtetit siç është çështja e dialogut e inflacionit e jo të bëjë deklarata për luftë sepse sipas Qunit, “Betejën historike për liri e pavarësi ne e kemi fituar”.

“Betejën historike për liri e pavarësi ne e kemi fituar; këtë betejë e ka mbështetur, e ka njohur dhe e ka pranuar bota demokratike. Ndërsa, kryeministri Kurti, përveçse e ka obligim kushtetues që të merret me dialogun, le të mos harroj që të përkujdeset edhe për betejën me inflacionin, përkatësisht me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rritjen e çmimit të derivateve dhe shumë problemeve të tjera të cilat po ndikojnënë ikjen e qytetarëve nga vendi”, deklaron Quni.

Ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni në një intervistë për Insajderin flet për mundësinë e nisjes së një konflikti të ri me Serbinë dhe deklaratat e Kurtit për luftën

Intervista e plotë e Anton Qunit:

Nga tensionet e fundit në veri të Kosovës, sa është i lartë rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë? Si është gjendja e sigurisë në vend?

Të gjithë ne, ashtu si dhe tërë bota, e njeh mirë rolin dhe mandatin e KFOR-it në Kosovë, andaj në këtë kontekst, nuk mund të trajtojmë asnjë konflikt të proklamuar nga këndvështrimi konvencional;ballafaqim i ushtrive të dy shteteve. Për më tepër, do të ishte shumësfiduese, thuajse e pamundur për ushtrinë e Serbisë që të provokoj forcat e NATO-s në Kosovë.

Sipas juve, cila është tendenca e këtyre sulmeve të vazhdushme që po bëhën ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe paraqita e disa personave të maskuar? A kanë për qëllim frikësimin e popullit të Kosovës?

Çdo provokim i situatës me forma të luftës speciale, ku në krye të secilës është manipulimi i qytetarëve serb në veri të Kosovës, është edhe vetë qëllimi i politikës së Serbisë. Propaganda dhe mashtrimi për tensione ndëretnike,me qëllim të shkaktimit të incidenteve,i shërben vetëm politikës sështetit fqinj, Serbisë. Çdo përpjekje të institucioneve të Republikës së Kosovës për të siguruar sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e saj, Serbia e keqpërdor duke e propaganduarsi sulm ndaj komunitetit serb, gjë që është një e pavërtetë e madhe.

Sa i madh është ndikimi i Moskës në politikat serbe dhe sa i madh është rreziku për Kosovën?

Ne e dimë se sa e madhe dhe e përhershme është miqësia jonë me ShBA-të dhe aleatët tjerëperëndimorë. Prandaj,konsistenca jonë në raport me miqtë tanë; ShBA-në, NATO-n dhe BE-në, na bën të jemi më të sigurt përballë çfarëdo përpjekje tëarmiqve të lirisë e demokracisë, që për synim kanë destabilizimin e rajonit dhe përtej.

Si i keni parë deklarata e kryeministrit Albin Kurti i cili thotë se gjasat janë të larta për fillimin e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë? A është mirë me folë për luftë, një shtet që është kah synon me hi në Nato e në BE, e që ende si ka marrë kembet? Apo e vleresoni që duhet kreu i shtetit me alarmu, nese vertet ka rrezik?

Si anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë, kemi qasje në vlerësimet profesionale të institucioneve dhe organizatave tona në lidhje me natyrën, formën dhe intensitetin e rreziqeve kundrejt Kosovës, andaj bazuar nëvlerësimet që i posedojmë, deklarimet e kryeministrit Kurti janë në shpërputhjetë plotë. Ndërkaq, duhet theksuar se, në komunikimin strategjik çdo lider duhet të jetë racional.

Nëse do të kishte filluar një konflikt i ri mes dy vendeve a mendoni që Albin Kurti do të kapte armën dhe do të luftonte?

Betejën historike për liri e pavarësi ne e kemi fituar; këtë betejë e ka mbështetur, e ka njohur dhe e ka pranuar bota demokratike. Ndërsa, kryeministri Kurti, përveçse e ka obligim kushtetues që të merret me dialogun, le të mos harroj që të përkujdeset edhe për betejën me inflacionin, përkatësisht me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rritjen e çmimit të derivateve dhe shumë problemeve të tjera të cilat po ndikojnënë ikjen e qytetarëve nga vendi.