Quni: Në mes të Listës Serbe dhe PDK-së, do të zgjedhja të dytën

Ministri i Mbrojtës Anton Quni, ka thënë se do ta zgjidhte Partinë Demokratike të Kosovës, për koalicion para Listës nëse do të ishte e nevojshme që njëra të hynte në koalicionin qeverisës.

“Në mes të Listës serbe që do ta dëmtonte interesin tonë dhe PDK’së, natyrisht do ta zgjedhja të dytën”, është shprehur Quni.

Tutje, ai thotë se ka rezerva për PDK’në, mirëpo me disa kushte të cilat duhet të shqyrtohen, edhe mund të vijë deri të koalicioni.

“Por a e kam besimin e plotë, absolut nuk e kam. A i kam disa kushte për të cilat unë mendoj se duhet të shqyrtohen, natyrisht që i kam”, ka thënë Quni në t7.

“Unë të tre fëmijët e mi i kam me diploma universitare. Me një kërcitje të gishtave, unë do t’i vendosja fëmijët e mi në qeveri”, është shprehur Quni.

Tutje, ai tregoi se cka punojnë fëmijët e tij derisa kanë edhe diploma universitare.

“Vajza ime është me diplomë të Universitetit Amerikan, punon në kozmetikë për t’i financuar studimet”, thotë Quni.

“Djali, gjithashtu me diplomë universitare, pasi ka kryer studimet në Kosovë, ka dalë në perëndim duke punuar në ndërtimtari dhe tash së fundmi punon në një punë më normale”, ka thënë Quni.

“Djali tjetër studion në menaxhmentin e fushës së tregtisë çdo vikend ngarkon dhe shkarkon mobile në depot e ndryshme të Vienës”, tha ai.

Gjithashtu, ai tregoi se nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij për PDK’në.

“Po të kisha ndryshuar do ta kisha pasur dertin e fëmijëve të mi”, shtoi Quni.