Quni: Fitorja e Viskont Jakupit është frymëzim për të gjithë ata që janë viktimë e nepotizmit, tekeve personale dhe arrogancës

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku e ka aprovuar vendimin e KPMSHCK-së për diplomatin Viskont Jakupi dhe e ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që ta kthej Jakupin në Misionin Diplomatik në Londër si dhe ta kompensojë financiarisht me rreth 25 mijë euro.

“Fitorja e Viskont Jakupit, zyrtar i MPJD, është frymëzim për të gjithë ata që janë viktimë e amatorizmit, nepotizmit, tekeve personale, arrogancës, etj. Kurrë mos u nënshtro!”, ka shkruar Quni në Facebook.