Qumështorja Vita është një prej prodhuesve më të mëdhenj vendor në Kosove. Ajo në tregun kosovar qarkullon me qumësht me yndyrë, 0.5%, 1.6% si dhe 3.2%. Po ashtu ajo në tregun kosovar gjendet që nga nëntori i vitit 2003.

Qumështorja Vita në llogarinë e saj në Facebook i ka dhënë mbështetje vendimit të Qeverisë së Kosovës duke u shprehur edhe njëherë si “qumështi më i mirë në vend”.

Ky reagim i saj vjen pas taksës 100% së Qeverisë për produkte serbe dhe 10 për qind për produktet nga Bosnja.

Shoqatat e qumështarëve janë ankuar se afër 6 milionë euro është importi i qumështit të Bosnjës në Kosovës. Ndërkaq, Bosnja nuk e njeh Kosovën dhe vazhdon t’i shkaktojë probleme biznesmenëve të Kosovës që eksportojnë atje.

Konsumimi i qumështit vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për organizimin e njeriut. Ai përmban vitaminat: A, B2, B6, B12, C, D, E, K.