QNR kërkon rinumërim edhe në 530 vendvotime tjera

Qendra e Numërimit të Votave ka kërkuar që të rinumërohen edhe rreth 530 vendvotime tjera.

Ndër të tjera, nga QNR kanë dhënë arsyet se pse duhet të ndodhë kjo, dhe për parregullsitë me të cilat është shoqëruar procesi i numërimit në ato vendvotime.

“Gjatë procesimit, kemi pasur mospërputhje të numrit të votave të kandidatëve me votat e partive. Janë edhe 149 vendvotime të tjera të cilat kanë pasur parregullsi të tjera, pra të gjitha këto vendvotime duhet të rinumërohen. Ato janë të listuara për secilën komunë dhe secilin vendvotim. Natyra e problemeve është se në disa raste ka pasur edhe mungesë të formularëve të fletëvotimeve. Pra ka gabime edhe në bartjen e votave, pra votat për kandidatë nuk janë qartë të shpërndara”, kanë thënë nga QNR.

Nga QNR tutje kanë thënë se kanë pesë rekomandime lidhur me këtë.

“Në rastin e dytë QNR kërkon rinumërimin e 81 vendvotimeve. Kategoria tjetër është kur vetëm një kandidat ka më shumë vota se subjekti pra në total është 89 vendvotime. Dhe rekomandimi tjetër është kur kandidatët të gjitha kanë vota më shumë se subjekti, nga këto të gjetura janë 137 vendvotime”, kanë thënë nga QNR.

Numri total është rreth 530 vendvotime që duhet të rinumërohen.

loading…