QKUK sot përforcohet me 12 infermierë të trajnuar nga FSK-ja

12 infermer/e që janë trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së sotme do t’i bashkohen stafit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ata do të bashkohen me stafin e QKUK-së në mënyrë të organizuar në orën 13:30.

Ngjarja do të zhvillohet para Klinikës Infektive ku do të marrin pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Shkelzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK gjatë gjithë kësaj situate ka qenë e gatshme për të ndihmuar stafin mjekësor.