QKUK

QKUK konfirmon, i mituri në Pejë që u përplas nga vetura, është duke u trajtuar

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka konfirmuar se i mituri që u përplas nga një ngasës me veturë në Pejë, është duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të rënda.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur specialisti i Mjekësisë Emergjente, Agron Çitaku.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, për arsyen siç specifikoi derisa të përfundojë trajtimi i tërësishëm ndaj të miturit.

Kujtojmë se nga përplasja me veturë, veç tij, mbeti i lënduar edhe një tjetër fëmijë i moshës së mitur.