QKUK: Brenda janarit janë kryer 15 aborte

Rasti i abuzimit të vajzës së mitur nga Drenasi, ka tronditur opinionin publik.

Policia e Kosovës kishte bastisur edhe ordinancën e gjinekologut i cili dyshohet se ka kryer procesin e abortit tek e mitura në ordinancën private të tij, transmeton Ballkani.info.

Deri më tani, sipas ushtruesit të detyrës të shefit të pranimit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli, janë kryer 15 aborte.

“Brenda vitit 2019, deri më tani janë kryer 15 aborte”, ka thënë Ismajli për Ballkani.info.

Tutje, Ismajli ka thënë se ligji për aborte në Republikën e Kosovës, e lejon abortin e dëshirueshëm deri në javën e dhjetë të shtatzënisë, ndërsa deri në javën e 22-të, lejohet aborti për shkaqe mjekësore apo indikacione si materiale ashtu edhe fekale. /Ballkani.info