QKMF: Polici ishte goditur me shumë plumba në trup

Dy persona kanë humbur jetën, njëri polic i Kosovës me inicialet Izet Demaj, e tjetri person që tentoi të kryente një grabitje. Ngjarja ka ndodhur në Istog.

Për KosovaPress, drejtori i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare, Shefqet Mehmetaj konfirmon se që të dy kanë ndërruar jetë.

Ai thotë se Polici ka qenë në gjendje të rëndë, me shumë plumba në trup dhe e kanë nisur për në Spitalin e Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur orë më parë, ku një person që ishte i armatosur me armë të rënda, teksa ka sulmuar policët që po kryenin punën e tyre, edhe ka shtënë, kur policia i janë kundërpërgjigjur, ai nga plagët ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.