Qipro nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ofron mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Qiproja është në mesin e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mirëpo një delegacion i këtij shteti sot qëndroi në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Qipro dëshiron të shtojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kosovën.

Madje sipas njoftimit, ministri i Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides, konfirmuar mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai i bëri ftesë Ministrit Kasoulides për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë personalisht zhvillimet pozitive në vend”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Takimi është realizuar në kuadër të pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti, në Tryezën e Rrumbullakët organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit të tij atje, kryeministri po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm. /Demokracia.com/