Qindra qytetarë në Morinë në pritje të Thaçit VIDEO

Qindra qytetarë janë mbledhur në pikën kufitare në Morinë dhe po presin ardhjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi është nisur nga Tirana, ku nga Haga mbërriti rreth orës 18:00.

Në pikën kufitare në Morinë pritet të mbërrijë rreth orës 19.30.

Për të pritur Thaçin, kanë dalë edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Presidenti ka qenë në Hagë jo për të mbrojtur veten, por luftën e UÇK-së. Ne kemi bërë një luftë të drejtë dhe të pastër. Ne nga fillimi kemi qenë kundër Gjykatës Speciale. Thaçi e ka mbrojtur mirë vendin dhe presim që të hidhet poshtë aktakuza”, ka thënë Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së.