Qindra persona kanë dalë në sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Momentalisht, protestuesit janë duke marshuar në sheshin kryesor të Prishtinës.

Qytetarët janë të shqetësuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ballkani.info ka parë se një qytetar i moshuar ka deklaruar se “hajnat e kanë kapë në dorë shtetin”, derisa i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që të largohet nga zyrja e tij.