Qeveria zgjodhi Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, zgjodhi edhe Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së, nga 5 deri më 7 mars.

Kryetar i Këshillit u zgjodh zëvendëskryeministri Haki Abazi, si dhe nga një anëtar prej Forcës së Sigurisë, Zyrës së Kryeministrit, Komunës së Skendarajt, Ministrinë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme, Zyrës së Presidentit, Kuvendit të Kosovës, organizatave të dala nga lufta, Asociacionit të Komunave, familjes Jashari dhe OJQ-ve.