Qeveria ua ndan nga 2 mijë e 733 euro delegatëve të legjislaturës së vitit 1990

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i kompensojë financiarisht delegatët e legjislaturës së vitit 1990 të cilët kishin marrë pjesë në mbledhjen e 2 korrikut 1990.

Nga ky vendim, 105 deputetët e atëhershëm do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2,733 eurove. Ndërsa për deputetët që nuk sot nuk janë gjallë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm do ta gëzojnë familjarët e tyre.

“Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit, apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare”, thuhet në njoftimin e MPMS’së.