Qeveria tregon për vendimet që mori në shkarkimin dhe emërimin e bordeve të ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka treguar për vendimet që ka marrë në shkarkimin dhe emërimin e bordeve të ndërmarrjeve publike në vend.

Sic bëhet e ditur në komunikatë, këto vendime janë bazuar në ligjet në fuqi.

“Qeveria ka detyrë të shkarkojë bordin e drejtorëve “menjëherë” kur ka arsye të besojë se bordi ka shkelur detyrat (LNP, neni 19.3). Dhe kur shkarkohet bordi, Qeveria ka detyrë që “sa më shpejt” të emërojë një bord të përkohshëm. Qeveria duhet të bëjë përpjekje maksimale për të respektuar kushtet dhe cilësimet që kërkohen për bordin me mandat të plotë, por nuk lypset të ketë konkurs për bordin e përkohshëm (LNP, neni 43)”, thuhet në komunikatën e MEPTINIS, drejtuar medieve.

Tutje thuhet se qeveria ka zbatuar me përpikëri ligjin duke vepruar “menjëherë” në shkarkimin e shkelësve dhe “sa më shpejt” me emërimin e bordeve të përkohshme. Me propozimin e Ministrisë, në borde të përkohshëm do të shërbejnë ekspertë të dëshmuar dhe profesionistë të përgjegjshëm që plotësojnë kriteret ligjore. Misioni i tyre është të ringjallin ndërmarrjet tona, që tani ndodhen në prag të falimentimit, thekson ndër të tjera komunikata.

Me vendimet e mbledhjes 21, Qeveria ka emëruar këto borde të përkohshme:

NP Posta e Kosovës

  • Mentor Arifaj — inxhinier, me përvojë në sektorin bankar në Kanada; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Saimie Thaçi — ekonomiste, IT, 18 përvojë në sektorin publik; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Kujtim Shala — auditor, ekonomist, IT, 11 vjet përvojë në sektorin publik; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Blerton Abazi — menaxhment, IT, 12 vjet përvojë në fushën universitare, shoqërisë civile dhe projekteve të inovacionit; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik

NP Hekurudha e Kosovës – Infrakos

  • Enis Berisha — inxhinier i makinerisë, 20 vjet përvojë në hekurudha e transport; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Vjollca Jashari — auditore, 19 vjet përvojë në banka, financa e auditim; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Artan Dermaku — inxhinier, ligjërues universitar, 18 vjet përvojë në akademi, menaxhment dhe projekte inxhinierike; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Abdullah Lala — 30 vjet përvojë në menaxhment, juridik e burime njerëzore; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik

NP KRU Prishtina

  • Mentor Hyseni — auditor, kryesues, 12 vjet përvojë pune si auditor dhe ekspert financash publike; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Hajrije Morina — hidroinxhiniere, 21 vjet përvojë në menaxhimin e ujërave; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Idriz Maliqi — inxhinier hidroteknik, 20 vjet përvojë në menaxhimin e ujërave dhe projekteve; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
  • Seat Bilibani — ekonomist, 8 vjet përvojë në administratë e ndërmarrje; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik, me përkatësi nga komuniteti boshnjak.

Më poshtë gjeni vendimet e plota:

Vendim-Shkarkohet-Bordi-i-Drejtoreve-i-Ndermarjes-Publike-Qendrore-Posta-e-Kosoves-SH.ADownload
Vendim-Shkarkohet-Bordi-i-Drejtoreve-i-Ndermarjes-Publike-Telekomi-i-Kosoves-SH.ADownload

Vendim-Shkarkohet-Bordi-i-Drejtoreve-i-Ndermarjes-Publike-Qendrore-Kompania-Rajonale-e-Ujesjellesit-Prishtina-SH.ADownload
Vendim-Shkarkohet-Bordi-i-Drejtoreve-i-Ndermarjes-Publike-Hekurudhat-e-Kosove-Infrakos-Sh.ADownloadVendim-Shkarkohet-Bordi-i-Drejtoreve-i-Ndermarjes-Publike-Qendrore-Trepça-SH.ADownload