Qeveria shpërfill FMN-në rreth Projektligjit për Paga

Projektligji për Paga ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve lidhur me mënyrën e trajtimit të punonjësve në sektorin publik në Kosovë. Udhëheqësit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) me rastin e përfundimit të vizitës së tyre kërkuan publikisht rishqyrtimin e këtij projektligji

Por, ministri i Administratës Publike (MAP) Mahir Jagcilar i ka hedhur poshtë pretendimet e FMN-së. Në një prononcim për gazetën “Zëri” ky e ka cilësuar Projektligjin për Paga të qartë dhe si rregullues të sistemit të pagave në Kosovë.

“Është një ligj i qartë që rregullon për herë të parë sistemin e pagave, i cili do të jetë një ligj bazik dhe i unifikuar. Kërkesat e institucioneve të ndryshme janë në lidhje që çdo institucion ta ketë pavarësinë e vet, por ky ligj krijon rend edhe disiplinë në sistemin e pagave në Republikën e Kosovës”, ka treguar ministri Jagcilar, shkruan Zeri.

Më tutje ai ka sqaruar në detaje ecurinë e këtij projektligji, duke përfshirë diskutimin në komisione parlamentare e takimet e përbashkëta me përfaqësuesit kompetentë.