Qeveria shpërbleu me para komisionerët e vettingut

Në këtë vit kur qeveria ka shtrënguar ripin, kur kryeministri i thotë studentëve kaq para kemi, kur për 31 dhjetor pensionistët u ‘qerasën’ vetëm me 5 mijë lekë, ata me të cilët Rama është treguar dorëlëshuar, janë njerëzit që po bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të akuzuar shpesh se po shtrëmbërojnë shpesh idenë fillestare të reformës në drejtësi dhe se po i seleksjonojnë gjyqtarët dhe prokurorët sipas kritereve politke, ata duket se kanë kaluar një vit të ri të lumtur.

Kështu, nga një vendim i këshillit të ministrave i botuar në fletoren zyrtare (që shihet më poshtë), kuptohet se Komisionerët e komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit për punën e tyre të shkëlqyer kanë marrë nga një pagë të plotë.

Më interesant bëhet fakti se pagat e tyre janë më të mëdhatë e vendit, i kalojnë 2 mijë eurot duke vërtetuar kështu tezën që mbretëron në qeverisjen e rilindjes: Kush fiton më shumë shpërblehet akoma dhe më shumë.

Por e bukra nuk mbaron këtu. Me 80% të pagës së tyre janë shpërblyej edhe këshilltarët Ligjorë ndërsa me një pagë plus edhe punonjësit e administratës.

Me siguri që gjyqtarët e pavarur të vettingut nuk kanë mbetur të pandjeshëm nga kjo zemërgjerësi e qeverisë Rama./lapsi.al