Qeveria shfuqizon vendimin për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e qeverisë së kaluar që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se me këtë vendim do zvogëlohen shpenzimet.