Qeveria serbe: Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Qeverisë së Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se Lista Serbe nuk do të mbështesë formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Lista Serbe, e cila fitoi 10 nga 10 vendet e parapara për komunitetin serb, ka vendosur të mos e mbështesë formimin e kësaj Qeverie”, tha Bërnabiq pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe raporton agjencia e lajmeve Beta.

Ajo deklaroi se serbët në Kosovë janë më të fortë se kurrë më parë sepse ato janë unike sot.

Gjuriq: Lista Serbe s’e voton Qeverinë e re të Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë nga Kosova kanë marrë vendim që të mos e mbështesin zgjedhjen e qeverisë së re.

“Lista Serbe nuk do të votojë për zgjedhjen e qeverisë në Prishtinë, por do të vazhdojnë të zbatojë mandatin e saj që e ka fituar nga populli serb dhe t’i përfaqësojë ata në institucione”, ka thënë Gjuriqi në një konferencë për media në Beograd, raporton FoNet.