Qeveria procedon ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike

Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për financimin e Subjekteve Politike.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se me këtë plotësim ndryshim rritet transparenca e financimit të partive.

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, edhe pse tha se është një arritje e rëndësishme për qeverinë, bëri të ditur se ka disa nene që  bien ndesh me Kushtetutën.

“Është i mirë, ka të gjitha elementet mendoj që është një arritje e rëndësishme e jona si qeveri. Ka disa nene që bien ndesh me Kushtetutën. Të rregullohet një herë e përgjithmonë,” tha Hoxhaj.