Qeveria e Kosovës nuk po zmbrapset sa i përket sanksioneve që po i merr për shtetin serb. Në mbledhjen që po mbahet tash në rend dite është futur për votim edhe një masë e re.

Në mbledhjen që kryeministri Ramush Haradinaj po mban me ministrat po pritet qe të merret vendim për ndalimin e brendeve ndërkombëtare që hyjnë në Kosovë nga Serbia.

Tashmë kjo pikë është vënë në rend të ditës për diskutim.

Ndërkohë, ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka propozuar që prej sot të ndalet importi i Coca-Colës nga Serbia.