Qeveria obligon MPB-në dhe Policinë për rritje të kapaciteteve për parandalimin e sulmeve kibernetike

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Qeveria në detyrë e drejtuar nga Avdullah Hoti ndër të tjerash në vendimet e mara sot ishte edhe miratimi i vendimit me të cilin ka obliguar të gjitha institucionet publike që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në MPB, për zhvillimin e sistemeve elektronike.

Me këtë rast obligohet ASHI/MPB që të paraqesë për miratim në Qeveri, draftin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike brenda tre muajve si dhe Policia e Kosovës të rris kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin ka obliguar të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (ASHI/MPB), për zhvillimin e sistemeve elektronike dhe integrimin e tyre në infrastrukturën dhe platformat qendrore të sistemeve të informacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi.Me këtë rast, obligohet ASHI/MPB të paraqesë për miratim në Qeveri draftin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike brenda tre (3) muajve si dhe Policia e Kosovës që të rrisë kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndryshe gjatë kohës së fundit u raportua për disa sulme kibernetike në kuadër të institucioneve shtetërore të Kosovës.