“Qeveria nuk është dashur të ndajë 15 mijë euro për familjen Daci”

Për analistin Imer Mushkolaj, Qeveria e Kosovës po i keqpërdor paratë tona si në rastin e ndarjes së 15 mijë eurove për familjen e te ndjerit zv. Ministri Arian Daci.

Mushkolaj, në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkuar se të ndjerit Arian Daci i cili humbi jetën në Brezovicë, Qeveria i ka bërë nderime shtëtërore.

“ Pse duhet me i nda Qeveria 15 mijë euro për familjen Daci? Të ndjerit i janë bërë nderimet shtetërore sipas ligjit, familja do të përfitojë po ashtu sipas ligjit. Pse duhet keqpërdorur paratë tona në të tilla raste” ka shkruar Mushkolaj.

/Ballkani.info