Qeveria nis mbledhjen me një minut heshtje në nderim të Familjes Jashari

Qeveria e Kosovës ka nisur me një minut heshtje mbledhjen e saj të sotme.

Kjo në nderë të të rënëve të Familjes Jashari në betejën historike të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz.

Në kuadër të kësaj mbledhje gjatë diskutimeve kryeministri Ramush Haradinaj, ka ftuar të pranishmit që të respektojnë kategoritë e dala nga lufta.

Më tej është kërkuar që të ndahen 100 mijë euro për Qendrën Përkujtimore në Bllacë.