Qeveria ndan mbi 17 mijë euro për ta blerë një dron

Ministria e Financave dhe drejtuesja e këtij dikasteri qeveritar, Hykmete Bajrami, së fundmi janë bërë top-lajm në mediat vendore për vjedhjen mbi 2.1 milionë euro që ndodhi në Thesarin e Shtetit, ka shpallur tenderë për të vlerë një dron për nevojat e Ministrisë.

Kërkesa për të blerë dronin është për Departamentin e tatimit në pronë, dhe vlera e tenderit është hiç më pak se 17 mijë e 500 euro.

“Për kontratën, “Furnizim me fluturake (Dron), trajnimi dhe mbështetja e stafit të Departamentit – tatimi në pronë – R”, janë alokuar 17 mijë e 500 euro”, thuhet në përshkrimin e lëndës.

Po të njëjtën kërkesë, Ministria e Financave pati shpallur tender edhe më 14 të këtij muaji, porse ai është anuluar vetëm disa ditë më pas.

“Anulimi i këtij aktiviteti bëhet pasi që asnjë operator ekonomik nuk ka ofruar ofertë të përgjegjshme”, pati njoftuar prokurimi disa ditë më parë.

Ndërkohë që afati i fundit për pranimin e tenderëve është më 06.11.2020.